NBA/ Vendi i parë në “xhep”, Bostoni mposht edhe rivalët e Miloukit, 7 fitore rresht për Sëlltiks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 9:44

NBA/ Vendi i parë në “xhep”, Bostoni mposht edhe rivalët e Miloukit, 7 fitore rresht për Sëlltiks

Bostoni nuk ka ndërmend të ndalet në rrugën e fitoreve në NBA. Edhe pse kanë siguruar me kohë pjesëmarrjen në play-off dhe me shumë gjasë edhe vendin e parë në Lindje, Sëlltiks mposhtin këdo që u del përpara.

bosoton baks

Ishte fitorja e shtatë radhazi për Bostonin, skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, që së fundmi mposhti 122-119 rivalët e Miloukit. Përballja mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes ishte mjaft e bukur, me rivalitet deri në fund. Mungesa e Antetokounmpos ndikoi te Baks, ku u dalluan Lillard me 32 pikë e Portis me 24 pikë. Për Bostonin, më i miri në fushë ishte Tetum me 31 pikë.

Ndërsa në Perëndim, në krye të renditjes ndodhet Oklahoma, që mundi 119-107 Jutah Xhez, sfidë ku u dallua Holmgren me 35 pikë. Megjithatë, Oklahoma ndiqet këmba-këmbës nga dy rivalë të fortë, nga Denver dhe Minesota, që janë vetëm një fitore larg.

Rikthehet te suksesi Golden Stejt, që mundi 137-116 Memfis, ndeshje ku kolektiviteti i Uarriors bëri diferencën në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Gjithsesi, Kërri me shokë e ka shumë të vështirë të hyjë në zonën play-off e si duket do të mjaftohet me play-in.

REZULTATET

Cleveland – Miami 104-107

Detroit – Indiana, 103-122

Boston – Milwaukee 122-119

Toronto – Sacramento 89-123

Oklahoma – Utah Jazz 119-107

Golden State – Memphis 137-116

Phoenix – Philadelphia 115-102

Portland – Clippers 103-116

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"