Napoli e nxjerr në shitje, agjenti shqiptar i futbollistit takon drejtuesit e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:11

Napoli e nxjerr në shitje, agjenti shqiptar i futbollistit takon drejtuesit e PSG-së

Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali është në çdo verë qendra e merkatos, por De Laurentis nuk është kënaqur asnjëherë nga ofertat për senegalezin dhe ka vendosur ta mbaje në skuadër.

 Kulibali

Por me uljen e Luçiano Spaletit në stolin e napoletanëve gjërat kanë ndryshuar dhe tekniku italian nuk e sheh Kulibalin si të rëndësishëm në skuadër. Për këtë arsye, agjenti i 30-vjeçarit, shqiptari Fali Ramadani është takuar me drejtuesit e PSG-së për t’i ofruar shërbimet e mbrojtësit.

Parisienët sapo kanë afruar në skuadër Ramosin, por ekziston mundësia e afrimeve të reja pasi drejtuesit kërkojnë t’i ndërtojnë Poçetinos një ekip fitues. De Laurentis dhe Kulibali për momentin janë në pritje, dhe fjala e fundit i takon PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"