“Na mungon futbolli dhe stadiumi i mbushur plot”, Tirana publikon videon emocionuese: Bashkë për një qëllim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 13:22

“Na mungon futbolli dhe stadiumi i mbushur plot”, Tirana publikon videon emocionuese: Bashkë për një qëllim…

Për shkak të Koronavirusit futbolli në Shqipëri është pezulluar përkohësisht, ku janë izoluar të gjithë në shtëpitë e tyre.Muca Tirana

Pikërisht ky pezullim erdhi në momentin më të mirë për Tiranën që po kalonte një formë të shkëlqyer, duke kryesuar edhe kampionatin ku ishte shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.

Klubi bardheblu ka postuar një video emocionuese në faqen zyrtare, me raste nga derbi të cilat shoqërohen me shkrimin: “Bashkë për një qëllim… për jetën! Slogani nuk ndryshon, por tashmë për një mision jetik për secilin nga ne! Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim.

Tani bashkë për misionin e jetës, për të ardhmen tonë. Bashkë për të respektuar me rigorozitet të gjitha masat e marra, që së shpejti të jemi përsëri kështu. Bashkë për të qëndruar në shtëpi dhe për ta mposhtur këtë virus!ti

Misioni është i njëjtë për të gjithë… Na mungon futbolli, na mungojnë emocionet, stërvitjet. Na mungojnë ‘+3’, selfiet, stadiumi i mbushur plot… Do mundohemi edhe pak në mënyrë që bashkë të rinisim aty ku e lamë për spritntin final drejt titullit kampion!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"