Myrto Uzuni nuk shënon, në Spanjë gjejnë “fajtorin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 21:06

Myrto Uzuni nuk shënon, në Spanjë gjejnë “fajtorin”

Myrto Uzuni është larg pritshmërive në krahasim me sezonin e kaluar, ku u shpall golashënuesi më i mirë i ligës me 23 gola të shënuar dhe arriti që të ngjiste Granadës në La Liga.uzuni

Por, krahas shkallës së vështirësisë që normalisht është rritur, në Spanjë, kanë gjetur edhe “fajtorin” që Uzuni ka shënuar vetëm 5 gola deri tani, dhe 3 prej tyre nga pika e penalltisë. Sipas “Ideal”, ndërrimi i pozicionit ka bërë që beratasi të shënojë kaq pak. Sulmuesi i Kombëtares e ka pasur të vështirë të përshtatej me skemën e trajnerit Medina.

Uruguaiani luan me dy anësorë dhe një sulmues “pykë”, duke zgjedhur Boje si pikë reference në majë, me Uzunin që është zhvendosur në krah. Sezonin e kaluar, Uzuni luante si sulmues i dytë, kjo ja bënte më të lehtë arritjen te goli.

Granada aktualisht ndodhet në pozita të vështira, teksa renditet në vendin e fundit dhe rrezikon seriozisht rikthimin në Kategorinë e Dytë, teksa për sulmuesin shpesh herë është përfolur për një kalim te një ekip i mestabelës në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"