Mungojnë 4 titullarë, ja si do të luajë Teuta ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 14:15

Mungojnë 4 titullarë, ja si do të luajë Teuta ndaj Partizanit

Teuta nuk do të jetë e plotë sot për Partizanin, pasi trajneri Shkëmbi ka katër mungesa. Beqja dhe Progni janë të pezulluar nga kartonët, ndërsa Bicaj, që së fundmi është bërë baba i një djali, si dhe Traore janë të dëmtuar.

teuta

Trajneri Shkëmbi pohoi se dëshira ishte ta kishte të plotë grupin, por futbolli i parashikon këto probleme, ndaj në fillim sezoni nis me 22 lojtarë që të ketë alternativa. Shkëmbi pohoi për gazetën se ka besim te të gjithë lojtarët, ndaj pret që sot mungesat të mos kenë ndikim.

Sa i përket formacionit, Beqja do të zëvendësohet nga Hakaj, i cili rikthehet titullar pas një mungese të gjatë, pasi ka qenë i dëmtuar.

Shumë peshon mungesa e Gerhard Prognit, i cili ka humbur përballjen si “ish”. Kjo mungesë e ka bërë pak me “dhimbje koke” trajnerin Shkëmbi për të gjetur alternativën e duhur. Gjasat janë që Kamara të jetë zëvendësuesi i Prognit ndaj Partizanit.

Teuta

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"