MOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U pretendua penallti, arbitri veproi drejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 21:09

MOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U pretendua penallti, arbitri veproi drejt

Vllaznia-Kukësi u gjykua nga Laver Alla, teksa u pretendua një penallti nga shkodranët. Megjithatë, pamjet filmike i dhanë të drejtë arbitrit lushnjar.

vllazniaaaaa

Fillimisht në minutën e 20-të kemi një ndërhyrje të rëndë e Adilit ndaj Rrocës në afërsi të zonës. Alla vazhdon lojën, por rasti është shumë i dyshimtë dhe duhej dhënë goditje dënimi për Kukësi nga vetëm 18 metra larg portës.

Momenti më i diskutueshëm është ai minutës së 27-të, kur Lika futet në zonë, driblon Limajn dhe rrëzohet. Mesfushori i Kukësit fut këmbën, por nuk ka kontakt. Alla është afër aksionit dhe vazhdon lojën. Pamjet filmike  i japin të drejtë, madje vetë Lika ia bën më të lehtë arbitrit, pasi nuk konteston si lojtarët e tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"