Moviola Teuta-Kukësi/ Verilindorëve u anulohet gol, VAR-i kap Salamin pozicion jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 21:13

Moviola Teuta-Kukësi/ Verilindorëve u anulohet gol, VAR-i kap Salamin pozicion jashtë loje

Në ndeshjen Teuta-Kukësi e cila gjykohej nga Klodian Prenga pati dy raste për moviolë. Një pretendim për penallti nga Kukësi dhe një gol i anuluar po për ekipin verilindor.

bandicam 2024-02-16 17-19-29-613

44’ Salami rrëzohet në zonë dhe Kukësi pretendon për penallti. Nuk është i këtij mendimi Prenga, pasi shtyrja është tepër e lehtë.

58’ -61’ Një kundërsulm nga ana e verilindorëve, me Salamin që pasoi topin për Solodovnikov dhe ky i fundit nuk gabon me portën bosh. Hasaj një pasim përpara, gjen Salamit, por ky i fundit kapet nga VAR-i në pozicion jashtë loje.

Nga pamjet filmike nuk shihet qartë pjesa e vizës, gjithsesi në VAR ishte një gjyqtar me eksperiencë si Juxhin Xhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"