MOVIOLA| Skënderbeu-Tirana/ Goli i Hasanit, në pozicion të parregullt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 12:11

MOVIOLA| Skënderbeu-Tirana/ Goli i Hasanit, në pozicion të parregullt (VIDEO)

Ka qenë një ndeshje relativisht e qetë, për sa i përket gjykimit, ajo e djeshmja mes Tiranës dhe Skënderbeut. Gjyqtarë të takimit ishin treshja Klajdi Kola, Rejdi Zajmi, Edlir Malo. Gjatë ndeshjes ka pasur disa probleme të vogla, por vetëm në një rast gjyqtarët kanë gabuar, pikërisht në rastin e golit.

bandicam 2019-11-23 18-05-23-610

Minuta e 4-t 

Krasniqi pretendon për një faull para zonës së Tiranës, por Kërçiku e ka hequr pastër topin. Gjyqtari ka vendosur drejt, pasi nuk ka faull për korçarët.

Minuta e 25-të

Halili pretendon për një penallti, pas ndalimit të Dajës. Nga pamjet nuk ekzistojnë ekstremet e një penalltie. Vendim i drejtë i gjyqtarit

Minuta e 93-të 

Hasani shkurton rezultatin e ndeshjes në 2-1. Kobina lëshon një kros në zonë, Ngo bën urë me kokë, sfera shkon te Hasani që në gjysmëkthesë godet menjëherë, duke mundur Koliçin. Pamjet filmike tregojnë se Hasani në momentin e pasit të Ngosë është më i avancuar nga linja e mbrojtësve. Shkurt, pozicion jashtë loje. Ka gabuar anësori Malo.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"