MOVIOLA| Laçi-Partizani/ Gjykimi ishte korrekt, arbitrat gabojnë vetëm te një pozicion jashtë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 11:46

MOVIOLA| Laçi-Partizani/ Gjykimi ishte korrekt, arbitrat gabojnë vetëm te një pozicion jashtë loje

Takimi Laçi-Partizani u gjykua nga arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, ndërsa ndihmës të tij ishin Ergin Doda nga kryeqyteti dhe Fatmir Lamaj nga Durrësi. Në përgjithësi gjykimi ishte korrekt, por nuk munguan edhe rastet për moviolë, që ishin të pakta dhe pa ndikim në rezultat. 

bandicam 2020-02-16 15-50-58-020

Në minutën e 13-të Partizanit i anulohet me të drejtë një gol. Telushi nga mesfusha vertikalizon një top të gjatë në të majtë të sulmit për Çinarin, i cili pasi e kontrollon, shërben për Bardhin. Sulmuesi në dyluftim me Gjonin te shtylla e dytë rrëzohet në fushë dhe topi i bie në dorë dhe më pas shkon te Melo që shënon gol. Gjyqtari e anulon golin e brazilianit për prekjen e topit me dorë nga Bardhi.

Minuta 45+1: Anësori Lamaj akordon pozicion jashtë loje kundër Solomon, por përsëritja televizive tregoi se sulmuesi i kuq ka qenë në pozicion të rregullt kur është nisur topi.

bandicam 2020-02-16 15-01-50-443

 

Në minutën e 76-të po ky anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje të Rapos. Rast i dyshimtë, pasi pamja televizive nuk ishte shumë e qartë. Gjithsesi, një arbitrim korrekt dhe pa ndikim në rezultat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"