Moviola e Skënderbeu-Vllaznia/ Penalltia ngre dyshime, Cjapi vendosi me pamje filmike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 10:18

Moviola e Skënderbeu-Vllaznia/ Penalltia ngre dyshime, Cjapi vendosi me pamje filmike

Ndeshja e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë u gjykua nga Kreshnik Cjapi, me ndihmës Tartarajn dhe Grabovën, ndërsa në VAR ishte Olsid Ferataj.

TERWTY

Kjo ndeshje pati disa raste për moviolë, ku veçohet episodi i penalltisë në pjesën e dytë, që vendosi rezultatin. Është një rast që kërkon interpretim, por duhet thënë se edhe pamjet nuk janë shumë të qarta.

15’ – Gruda pretendon për penallti, pas një kontakti me një mbrojtës, por Cjapi vazhdon lojën. Nga pamjet duket se ka një goditje të Vangjelit ndaj lojtarit shkodran, por është jashtë zonës.

44’ – Vllaznia pretendon sërish për penallti, për prekje të topit me dorë nga Dumfur, por Cjapi vazhdon lojën dhe pamjet i japin të drejtë, sepse topi preket me gjoks. (VIDEO)

58’ – Shënon Skënderbeu me mbrojtësin Ramos. Pas krosit nga këndi, ai e devijon topin drejt rrjetës. Festojnë korçarët për pak sekonda, pasi VAR-i sinjalizon se ka një prekje të topit me dorë. Vendim i saktë. (VIDEO)

67’ – Vllaznia kërkon për herë të tretë penallti dhe këtë herë e merr. Pas një krosi në zonë, Ramos, në një dyluftim ajror, largon topin. Cjapi në fillim gjykon se e ka larguar me kokë, madje jep dhe një karton të verdhë për trajnerin Osmani për protesta. Pastaj ndërhyn VAR dhe gjyqtari shkon te monitori për të ndryshuar vendimin, pasi sheh pamjet. Protestojnë korçarët, ndërsa Balaj shënon golin e fitores. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"