Luftë për katërshen e parë dhe mbijetesë, njihuni me dy sfidat e sotme të Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 8:44

Luftë për katërshen e parë dhe mbijetesë, njihuni me dy sfidat e sotme të Kategorisë Superiore

Sot do të luhen dy sfidat e para të javës së 33-të të Kategorisë Superiore, të dyja në orën 18:00.

superiore

Dinamo pret Laçin në “Elbasan Arena”, në një sfidë me objektiva të ndryshme për të dyja skuadrat. Blutë kërkojnë të jenë mes katër skuadrat më të mira në Superiore, ndërsa Laçi për t’i ikur vendit të “play-out”-it për të mos rrezikuar rënien.

Po në orën 18:00 luhet edhe ndeshja Skënderbeu-Erzeni. Korçarët synojnë zonën “Final 4”, ndërsa shijakasit duket se kanë shansin e fundit për të hapur garën për mbijetesë, pasi ndodhen në vend të parafundit. Një ndeshje ku barazimi vlen shumë pak për të dy ekipet.

NDESHJET E SOTME

DINAMO-Laçi 18:00

SKËNDERBEU-ERZENI 18:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"