Vetëm Taremi s’mjafton, Interi në kërkim të sulmuesit tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 21:00

Vetëm Taremi s’mjafton, Interi në kërkim të sulmuesit tjetër

A mjafton vetëm Mehdi Taremi për të qenë kompetitiv në Champions League? Kjo është pyetja që po bëjnë drejtuesit e Interit dhe trajneri Simone Inzagi gjatë këtyre ditëve pas festës për titullin kampion.

Gudmundsson

Përgjigja është jo. Për këtë arsye, në takimin e radhës që do të jetë mes palëve trajneri do të këmbëngulë për një tjetër sulmues. Sepse Arnautoviç më shumë nuk është sesa është në fushën e lojës dhe imagjinoni një vit më i madh. Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i ngarkuar dhe për këtë arsye duhen shumë forca për ta përballuar. Kështu që Albert Gudmunson është ëndrra e madhe që kanë drejtuesit e Interit dhe trajneri Inzagi.

Ky i fundit do të bëjë gjithçka që ta transferojë lojtarin dhe ta ketë nën urdhrat e tij për vitin tjetër. Gudmunson është një lojtar që e njeh mirë kampionatin italian, ka luajtur në skemën 3-5-2 dhe do të përshtatej menjëherë në kampin e zikaltërve. Në ditët në vijim priten më shumë zhvillime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"