VIDEO/ Realizoi dopietën e çmendur që dërgoi Realin në finalen e Champions, heroi Hozelu shpërthen në lot pas ndeshjes 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 23:21

VIDEO/ Realizoi dopietën e çmendur që dërgoi Realin në finalen e Champions, heroi Hozelu shpërthen në lot pas ndeshjes 

Sulmuesi 34-vjeçar, Hozelu, ishte heroi i Realit të Madridit mbrëmjen e sotme, teksa falë dopietës së realizuar arriti t’i siguronte madrilenëve finalen e madhe të 1 qershorit. 

HOZELUUUU

Spanjolli u hodh nga stoli në minutën e 81-të në vend të Valverdes, teksa në minutat 88 dhe 90+1, realizoi dy gola historikë duke u shndërruar në hero.  

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, Hozelu, nuk i përmbajti dot lotët, teksa u shtri në fushë, kamerat e fokusuan duke qarë me dënesë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"