Prapaskenat interesante/ Stiven Shpendi nuk “u shit”, binjakët mund të luajnë bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 20:52

Prapaskenat interesante/ Stiven Shpendi nuk “u shit”, binjakët mund të luajnë bashkë

Çezena ka një plan për të rikthyer në skuadër Stiven Shpendin, teksa pret të sigurojë buxhetin dhe konfirmimin e trajnerit Domeniko Toskano në stol. Stiven Shpendi ka kaluar në huazim dy vjeçar me blerje të detyruar tek Empoli.

stiven-kristian-shpendi

Fillimisht janë paguar 160 mijë euro dhe më pas 640 mijë euro në tetë këste mujore. 1.2 milionë euro të mbetura do të paguhen duhet të paguhen deri në qershor 2025. Nëse Empoli shpëton nga rënia në Serinë B, do të ketë edhe një bonus prej 400 mijë eurosh dhe 15% të shitjes së radhës për Shpendin. Nëse shohim këtë bilanc, a mund të krahasohet kjo kredi me një shitje? Stiven Shpendi nuk ka luajtur me Empolin që prej 21 janarit dhe ka koleksionuar gjithsej 11 ndeshje dhe asnjë gol.

Këtu drejtuesit e Çezenës mendojnë të bëjnë biznes. Nëse Empoli mbetet në Serinë A, Stiven Shpendi do kërkohet nga Çezena dhe shitja me këste ndërpritet, e kështu dy binjakët do të rikompozoheshin në sulm për sezonin e ardhshëm në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"