VIDEO/ Një penallti e nderon në fund, Fiorentina kthehet me vuajtje në finalen e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 20:42

VIDEO/ Një penallti e nderon në fund, Fiorentina kthehet me vuajtje në finalen e Ligës së Konferencës

Fiorentina ka shkuar për të dytin vit radhazi në finalen e Ligës së Konferencës, ku këtë radhë do të tentojë të bëjë më mirë se në edicionin e kaluar ku u mund nga Uest Hemi. Skuadra italiane kaloi me vështirësi në gjysmëfinale Klub Bryzhin, në një sfidë që i buzëqeshi vetëm në minutat e fundit të saj.

663bc61e83395.r_d.1500-1114-2373

Pas fitores 2-3 në sfidën e parë në Itali, Fiorentina kishte një avantazh minimal për duelin e dytë në Belgjikë. Por ai u zhduk kur Vanaken gjeti golin për skuadrën belge që në minutën e 20 të sfidës. Kjo bëri që Fiorentina të hidhej me shumë forca në sulm dhe të kërkonte me çdo kusht barazimin.

Ajo shpërdori shuëm raste që krijoi, edhe pse dominoi takimin. U desh një penallti e transformuar saktësisht nga Beltran në minutën e 85-të, që skuadra italiane të barazonte shifrat dhe merrte epërsinë në golavarazhin e përgjithshëm të duelit, duke siguruar kështu kalimin në finale për të dytin vit radhazi.

GOLI I VANAKEN (VIDEO)

GOLI I BELTRAN (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"