Dilema për listën e Kombëtares, ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 21:57

Dilema për listën e Kombëtares, ja kur pritet t’i zbulojë trajneri Silvinjo emrat e Europianit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo pritet të publikojë më 27 maj listën me lojtarët e përzgjedhur për Europianin e Gjermanisë.

silvinjo

Kjo pak ditë para se të nisë zyrtarisht edhe grumbullimi për kampin stërvitor që Kombëtarja do të zhvillojë në Austri.

Braziliani ka patur afro 40 emra në tavolinë nga të cilët do të përzgjedhë maksimumi 26, aq sa lejon UEFA për të grumbulluar në Euro 2024.

Rikujtojmë që Shqipëria është në grupin e “ferrit” me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"