VIDEO/ Me medaljen e kampionit të Serisë A në qafë, shikoni momentin special për Kristjan Asllanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 23:13

VIDEO/ Me medaljen e kampionit të Serisë A në qafë, shikoni momentin special për Kristjan Asllanin

Në ndeshjen e fundit sezonale në “San Siro”, ku dhe iu dorëzua trofeu i titullit të 20-të kampion në histori, Interi barazoi 1-1 me Lacion, duke e shmangur humbjen në minutat e fundit.  

Asllani

Pas përfundimit të kësaj përballje, u zhvillua dhe ceremonia e ngritjes së titullit kampion, teksa mbrëmja e sotme do të mbahet mënd gjatë edhe nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, që vari në qafë medaljen e kampionit, duke shijuar kështu këtë sukses special me skuadrën zikaltër në sezonin e tij të dytë si interist.  

asllaniii

Këtë sezon Asllani u aktivizua 22 ndeshje në Serinë A, ku arriti të shënonte 1 gol si dhe regjistroi 2 asiste. Për më tepër shikoni momentin kur Asllanit i dorëzohet medalja e kampionit gjatë ceremonisë së sotme 

VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"