Reali përsëriti historinë, eliminoi Bajernin njëlloj si Sitin dy vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2024 | 23:15

Reali përsëriti historinë, eliminoi Bajernin njëlloj si Sitin dy vite më parë

Real Madrid ka fituar sot 2-1 me një përmbysje të çmendur në minutat e fundit ndaj Bajern Mynih në “Santiago Bernabeu”, duke siguruar finalen e Ligës së Kampioneve ku padyshim është finalist. Një histori që përsëritet për skuadrën madrilene, duke pasur parasysh se e ka bërë të njëjtën gjë edhe në gjysmëfinalet e dy viteve më parë.

hoselu

Në 4 maj të vitit 2022, Reali po mundej 1-0 nga Mançester Siti në shtëpi dhe Ançeloti hodhi në fushë Rodrigon. Sulmuesi shënoi dy gola në minutat 90 dhe 91, duke çuar ndeshjen në shtesa ku erdhi goli i kualifikimit për në finale.

Sot, pas dy vitesh, Reali po mundej me rezultatin 1-0 nga Bajern Mynih dhe Ançeloti hodhi në fushë Hoselu, i cili shënoi në minutat 88 dhe 91 golat që i dhanë suksesin 2-1 ekipit dhe e çuan në finale. Thuajse një fotokopje e asaj që ndodhi dy vite më parë, te Dortmundi duhet ta dinë si vazhdoi historia…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"