MOVIOLA/ Arbitri maqedonas fal Xhakën, nuk jep një penallti neto për Uellsin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 12:57

MOVIOLA/ Arbitri maqedonas fal Xhakën, nuk jep një penallti neto për Uellsin (VIDEO)

Shqipëri-Uells u drejtua nga gjyqtarë nga Maqedonia. Madje, asistentë i dytë, Kushtrim Lika, ishte shqiptar nga Tetova. Kryesor ishte Dejan Jakimovski, i cili u bë disa herë protagonist me vendimet e tij.

bandicam 2018-11-20 20-38-08-641

Në minutën e 36-të, pas një sherri mes Xhakës dhe uellsianit Bruks, arbitri maqedonas i jep vetëm karton të verdhë mesfushorit kuqezi. Në këtë moment edhe Gigs irritohet, teksa bisedon me Panuçin.

Xhaka falet për një rast që ishte në limitin e të kuqit. Ndërsa në minutën e 66-të, gjyqtari maqedonas nuk jep një penallti neto për Uellsin, kur Basha ndërhyn rëndë brenda zonës ndaj  Uillson. Këtu kryesori vazhdoi lojën, duke i dhënë në njëfarë mënyrë një dorë skuadrës kuqezi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"