MOSHAT U-19| Grupi A/ Tirana me hap kampioni, Partizani merr një fitore shprese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 19:02

MOSHAT U-19| Grupi A/ Tirana me hap kampioni, Partizani merr një fitore shprese

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 13-të, në Grupin A, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara.

Tiranau19

Skuadra e Devollit, spektakël me Laçin

TIRANA – LAÇI 4-2

GOLAT: Hasa 5′, A.Stafa 35′ (11-m), Gjumsi 85′, Nurja 89′ / Farruku 47′, E.Stafa 73′

TIRANA: Kodra, Cici, Nika, Malo, Musaj (Tafa 62′), Gjumsi, Çejku (Koni 80′), Hasaj (Nurja 52′), Avdiu (Pasmaçiu 46′), Sefa (Bashaj 52′), A.Stafa. Trajner: B.Devolli

LAÇI: Çuni, Farruku, Kadiu (Ndoci 90′), Kasmi, Përgjoni, Frroku (Paloka 90′), E.Stafa, Selmani (Allbrahimi 90′), Marku, Lucaj (Likaj 78′), Bruka. Trajner: E.Tanushi

GJYQTARË: F.Lata, A.Vila, R.Gashi (Durrës)

KARTONË TË VERDHË: Malo 72′ / Farruku 34′, Marku 50′, Çuni 80′, Përgjoni 87

Tirana dhe Laçi kanë luajtur një ndeshje mjaft të bukur dje në kompleksin “Skënder Halili”. Në fakt, nuk pritej të kishte kaq shumë rivalitet, por kjo edhe për meritë të kurbinasve, që rezistuan deri në minutën e 85-të, duke mbajtur përkohësisht barazimin 2-2.

Që në minutën e 5-të, Hasa kalon në avantazh të rinjtë bardheblu. Më pas është Andri Stafa që shënon golin e qetësisë nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, kur mendohej se skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli kishte hipotekuar fitoren, nuk ndodhi kështu. Laçi bëri një reagim fantastik në pjesën e dytë, duke realizuar dy herë me anë të Farrukut dhe E.Stafës.

Loja u fut në faza shumë interesante, teksa Tirana kërkonte me ngulm fitoren për të vazhduar kryesimin. Golin e tretë e shënoi Gjumsi, e më pas pa kaluar katër minuta, ishte Nurja që vulosi fitoren 4-2. Tashmë bardheblutë presin të qetë finalen e Kupës së Shqipërisë për U-19 ndaj Shënkollit, që pritet të luhet të enjten. Abdulla Dushku

 

Përmbysje e Partizanit

PARTIZANI – TERMI 2-1

GOLAT: Karakashi 3′, Marinaj 25′ / Kodragjini 1′

PARTIZANI: Ferat, Gjoni (Hysaj 86′), Rexhepi, Biba (Bardhi 61′), Qyra (Osmani 83′), Meli, Ndrejaj (Spahiu 66′), Rahmani, Marinaj, Karakashi (Kozi 74′), Qato. Trajner: Y.Shehu

TERMI: Brozi, Kallaku, Doçi, Geci (Sheshi 74′), Kodragjini, Naçi (Mema 89′), Asllani (Fero 46′), Keko (Pataria 83′), Hoxha (Hajdari 60′), Kurti, Merxhushi. Trajner: Sh.Kumbarçe

GJYQTARË: Q.Çopa, H.Lila, S.Kazazi (Kavajë)

KARTONË TË VERDHË: Marinaj 11′, Gjoni 67′, Qyra 80′, Kozi 88′ / Doçi 22′

Partizani fiton me përmbysje ndaj Termit. Ishte një ndeshje që u zgjidh që në 25 minutat e para. Që në minutën e parë Termi kalon në avantazh me Kodragjinin. Të kuqtë e Ylli Shehut reagojnë menjëherë pas vetëm 120 sekondash me Karakashin. Golin e fitores për të rinjtë e kuq e shënoi Marinaj, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati më histori. Abdulla Dushku

 

Vendos goli i Radovanit

AKADEMIA AAS – VLLAZNIA 0-1

GOLAT: Radovani 88′

AKADEMIA AAS: Dani, Xhilaj, Fangaj, Çoku (Ramaj 37′), Amuli, Paloka, Bregu (Paja 89′), Filipi, Suka, Mulia, Pjeshka. Trajner: M.Meçarovi

VLLAZNIA: Shkoza, Peku, Çulaj, Dedaj, Bushaj, Bizi, Xhahysa, Duli, Mali (Kaçi 71′), Osmani (Radovani 1′), Nika. Trajner: L.Zmijani

GJYQTARË: D.Jubica, B.Pepnikaj, K.Shema (Shkodër)

KARTONË TË VERDHË: Çoku 17’/ Bizi 32′, Mali 66′, Deda 74′, Nikaj 94

Derbi i dy ekipeve U-19 nga Shkodra, pikërisht Akademia AAS dhe Vllaznia, ka përfunduar me fitoren 0-1 të skuadrës që përfaqëson klubin kuqeblu. Ka qenë një ndeshje shumë e ekuilibruar, edhe pse Vllaznia ishte më superiore në rastet për shënim. Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh, skuadra e Zmijanit e gjeti golin me anë të Radovanit. Admir Uruçi

 

Besa ndal Shkëndijën

BESA – SHKËNDIJA E TIRANËS 1-1

GOLAT: K.Hoxha 10′ / Qoshja 90′

BESA: Nova, Hoxha, Mecja, Muzhaqi, Lila, Ligeja, Vaskja, Dhjari, Murrizi, Rexha, Kuqi (Lilamani 77′). Trajner: I.Berati

SHKËNDIJA E TIRANËS: Memlika, Shqalsi, Cenkolli, Maçi (Alimema 54′), Qosja, Balliu (Qoshja 20′- Smajli 57′) Maloku, Nikolla (Gjeta 73′), Lleshi, Sulovari, Ahmeti. Trajner: E.Vrapi

GJYQTARË: O.Sokoli, E.Spahiu, D.Tomori (Tiranë)

KARTON I VERDHË: Sulollari 44′

Shkëndija e Tiranës ndalet në Kavajë në një barazim 1-1, madje duke shënuar vetëm në frymën e fundit. Ishte një nga ndeshjet më të mira të kavajasve këtë sezon. Shënimi shpejt i golit nga Klejdi Hoxha rriti entuziazmin e vendësve. Shkëndija nuk arriti të reagonte shpejt, por vetëm në fund të lojës shënoi me anë të Qoshjes dhe mori një pikë. Feriz Ferizaj

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"