Moment makthi për lojtarin e Holandës, hajdutët sulmojnë partneren dhe i vjedhin 160 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 15:40

Moment makthi për lojtarin e Holandës, hajdutët sulmojnë partneren dhe i vjedhin 160 mijë euro

Një ngjarje e rëndë që mund të kthehej në tragjedi ka ndodhur në Spanjë. 3 hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit Xhastin Klaivert, duke i sulmuar bashkëshorten e duke i shkaktuar dëme të shumta financiare.

kluivert depay

Hajdutët kanë arritur të marrin para dhe gjëra me vlerë që shkojnë në vlerën e 160 mijë eurove. 3 personat e maskuar kanë pritur para shtëpisë së tij, deri sa partnerja e Klaivert ka dalë për të shëtitur qenin. Në atë moment, agresorët e kanë sulmuar dhe kanë arritur të hyjnë në shtëpi.

Ka qenë vetë partnerja e futbollistit ajo që ka bërë denoncimin duke qenë se vetë lojtari ishte me skuadrën për ndeshjen Valencia-Majorka. Partnerja e tij ka pësuar edhe dëmtime fizike, megjithatë më problematike ka qenë frika dhe tronditja që ka pësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"