“Mjaftojnë 2-3 ndeshje dhe bëhesh njeriu më i sharë”, shpërthen trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: Kjo situatë ta shpif

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 23:09

“Mjaftojnë 2-3 ndeshje dhe bëhesh njeriu më i sharë”, shpërthen trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: Kjo situatë ta shpif

Trajneri i Burrelit Samuel Nikaj ka shpërthyer në revoltë pas kritikave teksa ekipi matjan e mbylli vitin 2020 në vendin e tretë në Grupin A të Kategorisë së Parë, por fakti që ekipi nuk ka fituar në ndeshjet e fundit ka ngjallur kritikat e tifozëve.
nikajjjj
Trajneri shkodran shprehu zhgënjimin për mosvlerësimin ndaj punës së tij duke kujtuar se po harrohen faktet që ka fituar 10 ndeshje radhazi dhe ka bërë 22 takime pa humbje.

Burreli renditet në vendin e tretë me 16 pikë në Grupin A të Kategorisë së Parë me një pikë më pak se Dinamo e vendit të parë.

Mesazhi i Samuel Nikajt

Kam kuptu diçka , pas 16 viteve ne zanatin e tranjerit : Ne futboll nuk ka mirenjohje , pas disa titujsh si kampion  , pas 10 fitoresh rresht , pas  22 ndeshjesh pa humbje mjaftojne 2 a 3 ndeshje pa fitore dhe je  njeriu me i share , kjo situate ta shpifff…

nikaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"