Misteret e pasurisë 500 milionë dollarëshe të Maradonës, zbulohen dy kasaforta në Dubai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 11:35

Misteret e pasurisë 500 milionë dollarëshe të Maradonës, zbulohen dy kasaforta në Dubai

Nga njëra anë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së Maradonës, nga ana tjetër kërkesat për të rindërtuar trashëgiminë e kampionit argjentinas në mënyrë për të përcaktuar përfituesit që janë fëmijët, të afërm dhe ish-gratë. Në Argjentinë punohet në të dyja frontet dhe hetimi për shkaqet e vdekjes ka zbuluar deri tani disa firma të falsifikuara të doktor Lukue (neurokirurgu i “El Diez”). Ndërsa në frontin tjetër, risia është zbulimi i dy kasafortave me materiale misterioze, të cilat ruhen në Dubai. Ato janë të dyja ende të pahapura dhe duke njohur Maradonën, mund të ketë objekte me vlerë të paçmuar, të cilat do ta rrisnin ndjeshëm vlerën e trashëgimisë së tij.
maradona 1
TRASHËGIMI MILIONERE – Vlerësimi i saktë i pasurisë së kampionit argjentinas në momentin e vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020 është ende i vështirë. Kërkimet e avokatëve mund të vazhdojnë për muaj e muaj. Në shumë raste është e nevojshme edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverive të huaja, siç ka ndodhur me autoritetet venezueliane dhe kubane (ku Maradona posedonte pasuri të paluajtshme dhe aksione në biznes te ndryshme). Për momentin ka një shifër që parashikohet të mbërrijë në 500 milionë dollarë, por është ende e paplotësuar. Zbulimi i fundit janë dy kasafortat misterioze ende të kyçura që gjenden në Dubai dhe dy makina sportive (një Rolls Royce dhe një BMW) me vlerë totale rreth 350 mijë dollarë. “Brenda kasafortave mund të ketë gjithçka, askush nuk e di me saktësi. I vetmi në dijeni të tyre ishte Diego”, tregon një burim pranë familjarëve.
Claudia-Villafañe-y-Diego-Maradona
THESARET E DIEGOS – Për të krijuar një ide, në kasafortën e tij në Buenos Aires kishte një shumë të madhe parash, një koleksion të çmuar orësh, unaza prej 300 mijë dollarësh që ai mori dhuratë nga pronari i Dinamo Brestit, kur u bë president nderi. Përveç pasurive të paluajtshme, makinave të luksit, deri tani pesë llogarive bankare në vende të ndryshme, reliket, përfshirë kujtime me vlerë si letra e mikut të tij Fidel Kastro, kanë nisur dyshimet për manovrat e para që pretendentët e trashëgimisë kanë nisur të bëjnë. Hetimet deri tani “dyshojnë” për transferime nga llogaritë e tij bankare në ato të Matias Morlës, avokatit dhe shokut të Diegos. Por orët e fundit ka pasur lëvizje të çuditshme edhe nga disa karta krediti në emër të kampionit argjentinas dhe pagesa të ndryshme bëra nga ish-partnerja Roçio Oliva, disa ditë pas vdekjes së legjendës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"