Miralem Pajniç drejt skuadrës angleze, Dibala: Mira, qëndro me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 20:43

Miralem Pajniç drejt skuadrës angleze, Dibala: Mira, qëndro me ne

Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një kalim të mundshëm të mesfushorit të Juventusit, Miralem Pajniç në drejtim të Mançester Sitit. Pep Guardiola duket se është fiksuar keq me boshnjakun i cili pati një sezon të mirë me kampionët e Italisë.

399927_TS_22-07-18_8570550435_

Klubi anglez është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit. Paga që mendohet të bëhet për të joshur lojtarin është plot 8 milionë euro në sezon. Megjithatë është Paulo Dibala ai që i bën apel boshnjakut duke i thënë në një video “live” në Instagram: “Mira, qëndro me ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"