Miqësorja ndaj Dinamos, Partizani me tifoz special në stadiumin e Cërrikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 20:55

Miqësorja ndaj Dinamos, Partizani me tifoz special në stadiumin e Cërrikut

Të shtunën mbasdite në stadiumin e “Nexhip Trungu” të Cërrikut, u zhvilluar miqësorja Partizani-Dinamo, ku “Demat e Kuq” kanë fituar me rezultatin 2 me 1.

Olsi Rama logo

Takimin e ka ndjekur nga afër dhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Cërrik Andis Salla. Ky i fundit është një mbështetës i skuadrës së kuqe dhe në këtë teste ishte një tifoz special i Partizanit.

Qyteti i Cërrikut gjithashtu është përkrahës i klubit të kuq, pasi ka shumë sportdashës në këtë vende dhe në stadium ishin të shumtë. Portieri dhe kapiteni i Partizanit Alban Hoxha është një tjetër cërrikas, gjë që kjo është një tjetër shtysë më shumë, që tifozat e cërrikut të mbështesin ekipin e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE:

Tjetër triumf në miqësore, Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"