Tjetër triumf në miqësore, Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 19:12

Tjetër triumf në miqësore, Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Partizani vijon me ecuritë pozitive në miqësore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në testin e zhvilluar në “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

 

119434369_1444402205754171_2759269290747119028_o

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të “demave të kuq”, falë golit të Kardozos në minutën e 11-të, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, 2 ekipet kryeqytetase realizuan nga një gol secila. Partizani-Dinamo

Fillimisht ishte Partizani që thelloi shifrat në 2-0 me sulmuesin Solomon i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79-të, ndërkohë që dinamovitët ngushtuan rezultatin me Diogo në minutën e 82-të.  Kujtojmë që disa ditë më parë Partizani triumfoi në miqësoren ndaj skuadrës maqedonase të Strugës me rezultatin 1-2.

MIQESORE:

FT: PARTIZANI – DINAMO 2-1

Kardozo 11’, Solomon 79′ / Diogo 82′

Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"