Miqësorja/ Kombëtarja U-21 i jep leksion Tiranës, dopietë e talentit të Dinamo Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 16:54

Miqësorja/ Kombëtarja U-21 i jep leksion Tiranës, dopietë e talentit të Dinamo Zagrebit

Kombëtarja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi, mposhti Tiranën me rezultatin 3-0, në një ndeshje miqësore të luajtur ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tirana

Dy lojtarët e Tiranës, Jurgen Çelhaka dhe Marsel Ismajlgeci ishin kundërshtarë me bardheblutë në këtë ndeshje, teksa u aktivizuan titullarë me kuqezinjtë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Shpresave, ku goli i avantazhit u shënua në minutën e  18’ nga talenti i Dinamos së Zagrebit, Bernard Karrica.

Shpresat

Dhe pjesa e dyte ishte pa shumë histori, ku të rinjtë e Alban Bushit arritën të gjejnë dhe dy herë të tjera rrjetën e golit, ku  mbrojtësi Amet Korça dyfishoi rezultatin në minutën e 59’, ndërsa golin e tretë të takimit e shënoi përsëri talenti Karrica në minutën e 71’, duke realizuar një dopietë në këtë ndeshje. Shpresat e Alban Bushit me këtë fitore kaluan një test pozitiv, ku dhe prurjet e reja sollën sinjale shpresëdhënëse për të ardhmen.

REZULTATI

Shqipëria U21- Tirana 3-0

Shënues: Karrica 18′, 71′ Korça 59′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"