Miqësoret e nëntorit, Alban Bushi publikon listën e Shpresave. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për talentin në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2022 | 22:01

Miqësoret e nëntorit, Alban Bushi publikon listën e Shpresave. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për talentin në Turqi

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Alban Bushi, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e muajit nëntor që kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndaj San Marinos dhe Malit të Zi. Tekniku ka vendosur të grumbullojë 24 lojtarë për dy sfidat, teksa bie në sy prania e një numri të madh lojtarësh nga kampionati shqiptar.

shpresat u21

Kështu, në listë janë 11 lojtarë që u përkasin skuadrave të ndryshme dhe jo vetëm në Superiore, pasi janë përfshirë edhe portieri Simoni i Dinamos dhe mbrojtësi Metaliaj i Besëlidhjes. Ndërkaq, pjesa më e madhe e futbollistëve vijnë nga kampionate të huaja, me lojtarë të njohur për eksperiencat e tyre të para me fanellën kuqezi.

Ndërkohë, konfirmohet zyrtarisht edhe lajmi për talentin Arda Kurtulan, i cili luan për Adana Demirspor në Turqi. Ai është pjesë e listës së përfaqësueses U21 për këto ndeshje, teksa po kryen procedurën e pajisjes me pasaportën shqiptare që të zyrtarizojë kalimin e tij me fanellën kuqezi, pasi më parë ka luajtur për moshat e Maqedonisë së Veriut dhe për të kishte shfaqur interes edhe Turqia.

lista_kombetarja_u21_miqesoret_nentorit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"