Miqësore luksi para Europianit, shikoni me kë do të përballet Gjermania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:20

Miqësore luksi para Europianit, shikoni me kë do të përballet Gjermania

Gjermania do të zhvillojë dy miqësore luksi në muajin mars të vitit të ardhshëm me Spanjën dhe Italinë. Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizuar datat dhe stadiumet ku do të përballen 3 superfuqitë e futbollit botëror përpara nisjes së kampionatit europian në 12 qershor.

hi-res-1b985486e00a5ea2da15eab8826ff981_crop_north

Në 26 mars, ‘’Pancerat’’ udhëtojnë në Madrid për të sfiduar ‘’Furinë e Kuqe’’, ndërsa 5 ditë më vonë 4-herë kampionët e botës presin ‘’të kaltrit’’ në Nuremberg, aty ku 13 vite më parë italianët eliminuan nga Kupas e Botës 2006 Gjermaninë.

Rivaliteti Gjermani-Itali konsiderohet si njëri prej ‘’armiqësive’’ më të fuqishme në historinë e futbollit teksa janë përballur plot 35 herë midis tyre, teksa bilanci flet për italianët (15 fitore, 12 barazime dhe 8 humbje).

‘’Pancerat’’ i kanë eliminuar vetëm një herë italianët në kompeticionet ndërkombëtare (EURO 2016), ndërsa ‘’të kaltrit’’ kanë dalë fitimtarë në 4 raste të tjera (Kupë e Botës 1970, Kupa e Botës 1982, Kupa e Botës 2006 dhe EURO 2012). Në përballjet kompetitive, Gjermania asnjëherë nuk ka mundur të mposhtë brenda 90 apo 120 minutave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"