Milani nuk po arrin marrëveshjen, Juventusi gati t’i rrëmbejë mesfushorin kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 10:52

Milani nuk po arrin marrëveshjen, Juventusi gati t’i rrëmbejë mesfushorin kuqezinjve

Manuel Lokateli mbetet një nga objektivat e merkatos së Juventusit, por negociatat me Sasuolon nuk po avancojnë për shkak të kërkesës së lartë të klubit emilian, që dëshiron 40 milionë euro.

sandro_tonali_ac_milan-1-e1605262902308

Dhe në ambientet bardhezi është gati një plan B, që mban emrin e Sandro Tonalit. Milani dhe Bresha nuk kanë gjetur ende akordin për shlyerjen dhe në Torino janë gati të ndërhyjnë në rast krisjeje mes dy klubeve.

Tonali do të përfaqësonte zgjidhjen klasike me kosto të ulët, duke konsideruar faktin që klubi bardhezi do ta merrte me dëshirë në huazim nga Bresha. Afati i shlyerjes nga Milani skadonte dje dhe nuk u gjet fjala e përbashkët mes palëve. Bresha, ndërkohë, kërkon 15 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"