Mezani me “dhimbje koke”, Laçi humbet Rexhinaldon ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:09

Mezani me “dhimbje koke”, Laçi humbet Rexhinaldon ndaj Luftëtarit

Laçi i sezonit 2017-2018 është shembulli më i mirë i transformimit të një klubi. Nëse në edicionin e fundit, laçianët e arritën mbijetesën në fund të kampionatit, kjo shikohet si një ëndërr e hidhur te kurbinasit, pasi tani kanë objektiva madhorë. Të mërkurën, Laçi eliminoi Luftëtarin në Kupë dhe ka kaluar në turin gjysmëfinal.

goli i lacit

Laçianët konsiderohen si ekspertë të kësaj veprimtarie, pasi kanë dhënë prova se dinë se si ta fitojnë Kupën e Shqipërisë. Përpos mundë- sisë që vjen nga Kupa, skuadra e trajnerit Gentjan Mezani mund ta sigurojë biletën europiane edhe nga kampionati, ku këtë fundjavë do të përballen sërish me gjirokastritët.

Për këtë takim që do ta luajnë në shtëpi, trajneri Mezani humbet një nga pikat referuese të skuadrës, pikërisht Arturo Rexhinaldon, i cili shënoi edhe golin e fitores së Laçit në transfertën e Kupës. Nëse Rexhinaldo e ndëshkoi ish-ekipin të mërkurën në Kupë në Gjirokastër, nuk do ketë mundësinë që ta bëjë sërish të dielën në Laç, pasi është i pezulluar për këtë sfidë.

laci luftetari

Me kartonin e verdhë që mori në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, Rexhinaldo plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë, kështu që automatikisht mungon ndaj Luftëtarit në javën e 20-të. Sulmuesi nga Mozambiku ka shënuar 8 gola në kampionat për Laçin, kështu që trajneri Mezani duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për afrikanin për ndeshjen e së dielës.

REXHINALDO

Një mes Uzunit, Xhixhës dhe Shtubinës shikohen si më të mundshmit për t’u pozicionuar në majë të sulmit të Laçit ndaj Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"