“Mësuam nga gabimet”, Bubeqi: Vlerësim maksimal për Orikun sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 10:58

“Mësuam nga gabimet”, Bubeqi: Vlerësim maksimal për Orikun sepse…

Erzeni nuk e mendon “blofin” me Orikun. Pikërisht sot do të nisë faza e tretë dhe Dorjan Bubeqi pret që skuadra të japë dhe marrë maksimumin, për të mos e diskutuar mbijetesën.

Bubeqi

“Mësuam në dy fazat e para që çdo gabim kushton rëndë. Miqtë nga Orikumi kanë treguar se janë një grup shumë i fortë, sidomos në 2- 3 përballjet e fundit, kur kanë marrë një fitore me Besëlidhjen dhe një barazim me Partizanin B. Ndaj, është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht.

Nga ana tjetër, edhe pse jemi më komodë me pikë, nuk duhet ta etiketojmë veten si favoritë dhe asgjë nuk duhet marrë si e lehtë”, u shpreh trajneri për “Panorama Sport”.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"