Mesi sulmon klubin për Suarezin: S’meritoje të të largonin ashtu, por tani nuk më surprizon asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:55

Mesi sulmon klubin për Suarezin: S’meritoje të të largonin ashtu, por tani nuk më surprizon asgjë

Leo Mesi ishte një nga lojtarët më ët afërt të Luis Suarezit te Barcelona, dhe është pikërisht argjentinasi ai që e ka përjetuar më keq një lragim të tij.

Mesi - Suarez gol

Uruguaiani u largua në drejtim të Atletikos së Madridit, duke u detyruar nga drejtuesit ta bëjë diçka të tillë, pasi dëshira ishte të qëndronte te katalanasit. Për këtë, Mesi i ka kushtuar një postim në profilin e tij uruguaianit, ku sulmon hapur klubin, duke thënë se nuk meritonte ta largonin kështu, por vazhdon më tej duke thënë se me këtë që është krijuar tani nuk e surprizon më asgjë nga drejtuesit.

“Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë.

Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu.

Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im”, shkruan Mesi.


View this post on Instagram

Ya me venía haciendo la idea pero hoy entré al vestuario y me cayó la ficha de verdad. Que difícil va a ser no seguir compartiendo el día a día con vos, tanto en las canchas como afuera. Los vamos a extrañar muchísimo. Fueron muchos años, muchos mates, comidas, cenas… Muchas cosas que nunca se van a olvidar, todos los días juntos. Va a ser raro verte con otra camiseta y mucho más enfrentarte. Te merecías que te despidan como lo que sos: uno de los jugadores más importantes de la historia del club, consiguiendo cosas importantes tanto en lo grupal como individualmente. Y no que te echen como lo hicieron. Pero la verdad que a esta altura ya no me sorprende nada. Te deseo todo lo mejor en este nuevo desafío. Te quiero mucho, los quiero mucho. Hasta pronto, amigo.

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"