Mesfushori shqiptar rikthehet në stërvitje, tejkalon problemin në kavilje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 16:59

Mesfushori shqiptar rikthehet në stërvitje, tejkalon problemin në kavilje

Ndeshjet e kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë ekipet kanë rinisur punën për sfidat në kampionat.

allenamento 27_8 - ndoj

 

 

Bresha ka nisur përgatitjet për sfidën me Fiorentinën dhe ekipi italian ka marrë një lajm të mirë, pasi mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj është rikthyer të stërvitet me skuadrën, siç raportojnë mediat italiane.

Ndoj është rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar në kavilje, gjatë një ndeshje miqësore të luajtur në kuadër të përgatitjeve të verës. Shqiptari është stërvitur me grupin dhe ka bërë seancë të plotë stërvitore.

Rikthim me shumë vlerë për Breshan dhe për kombëtaren, për sfidat e nëntorit ndaj Andorrës dhe Francës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"