Mesfushori i Lacios refuzon Juventusin për klubin brazilian, bardhezinjtë piketojnë futbollistin e Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 9:50

Mesfushori i Lacios refuzon Juventusin për klubin brazilian, bardhezinjtë piketojnë futbollistin e Junajtid

Mesfushori Felipe Anderson ka refuzuar Juventusin dhe në fund të kontratës së tij me Lacion në qershor do të fluturojë drejt Brazilit për të veshur fanellën e Palmeiras.

felipe-anderson-lazio-2023-2324-1693317727-115277

Lajmi u bë i ditur edhe nga klubi brazilian përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Tuttosport” shkruan se negociatat mes drejtuesve të Juventusit dhe lojtarit u ndërprenë pasi braziliani kërkoi një pagë mujore prej 4 milionë euro.

Por tashmë Juve ka një plan B dhe ai mban emrin e Antoni Martial i cili dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid. Ka pasur kontakte mes palëve , por është vetëm një pengesë për momentin, paga prej më shumë se 6 milionë euro neto në sezon. Pritet të shohim se çfarë do të ndodh në merkaton e verës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"