Merkato Kategoria e Dytë/ Delvina, “vrull” në merkato! Onuh, një “ish” te Shkumbini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:56

Merkato Kategoria e Dytë/ Delvina, “vrull” në merkato! Onuh, një “ish” te Shkumbini

Shkumbini nuk e ka mbyllur me merkaton. Klubi është drejt firmës edhe dy lojtarë të huaj. Është presidenti Ali Kasa që zbulon gjithçka për “Panorama Sport”:

unnamed

“Shkumbini është drejt mbylljes së marrëveshjes me një sulmues brazilian dhe një mesfushor kolumbian. Nëse stafi teknik do të mbetet i kënaqur nga forma e tyre, emrat do të bëhen publik. Ndërkohë kemi mbyllur një marrëveshje paraprake me Çinonso Onuh, ish–sulmues i Shkumbinit. Pritet që lojtari të konfirmojë rikthimin e tij në Shqipëri e më pas të jetë nën urdhrat e trajnerit”. LULZIM RESULI – PANORAMASPORT.AL

Përforcohet Delvina. Në dy ditët e fundit, skuadra e drejtuar nga Markelian Alinani ka pasur prurje. Merkaton e kanë përqendruar në Sarandë, atje kiu kanë marrë Santi Çulli dhe Erald Husin. Por nuk janë të vetmit, pasi në seancën e djeshme stërvitore është parë edhe Xhordan Alison.

Futbollisti nuk ka shumë që mbylli aventurën e tij me skuadrën e Murlanit. Ndërsa sot, Delvina ka arritur marrëveshjen me ekipin e Luftëtarit dhe ka bërë të vetët dy futbollistët Isiaga Kamara dhe Angjelo Radovani që e çojnë në pesë numrin e afrimeve deri tani. FATOS LAMAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"