Mërgjyshi hedh “grepat” në Fier, futbollisti që u aktivizua në Superiore me Apoloninë drejt Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 23:17

Mërgjyshi hedh “grepat” në Fier, futbollisti që u aktivizua në Superiore me Apoloninë drejt Korabit

Dejan Andoni gjen ekip. Duket se stacioni i ri i Andonit do të jetë Korabi. Ish-mesfushori i Apolonisë ka dalë në stërvitje me dibranët, por ende nuk është arritur marrëveshja. Ai është një njohje e vjetër e trajnerit Artan Mërgjyshi, i cili e ka trajnuar futbollistin edhe tek Apolonia.

Andoni Apolonia

Kujtojmë se lojtari nuk ka pasur shumë hapësira tek ekipi i parë fierak sezonin e kaluar, por ka qenë titullar i vazhdueshëm te skuadra U-21 e Apolonisë, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ndaj mesfushorit ka pasur edhe oferta të tjera nga ekipe të Kategorisë së Parë, madje edhe të Kategorisë Superiore, por me sa duket Andoni beson te projekti i Korabit, aq më tepër që aty drejton një trajner të cilin lojtari e vlerëson shumë.

B.RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"