Menaxheri tremb Laçin: Kemi marrë miratimin e Nuabuezes, po punojmë ta transferojmë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:52

Menaxheri tremb Laçin: Kemi marrë miratimin e Nuabuezes, po punojmë ta transferojmë në…

Kirian Nuabueze është kryegolashënuesi në Kategorinë Superiore, teksa e ka gjetur rrjetën plot 17 herë me Laçin.kirian nuabueze

Sulmuesi amerikan është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Superiore, i cili ka tërheuqr vëmendjen e skuadrave të huaja.

Duket se aventura e Nuabuezes në Shqipëri do të zgjasë vetëm një vit, pasi nga sezoni i ardhshëm atë mund ta shikojmë në një kampionat tjetër. Këtë e konfirmon menaxheri turk, Gyrel Bergen.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur se ka marrë miratimin e Nuabuezes dhe po punon ta transfrojë atë në Turqi. “Ne e kemi marrë miratimin nga Nuabueze, për ta transferuar atë në një klub turk. Ne po punojmë për ta arritur këtë.”, është shprehur Bergen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"