Mediat italiane zbulojnë fjalët e rënda të Murinjos drejtuar lojtarëve: Nuk meritoni të luani as në Serinë B, madje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 11:07


Mediat italiane zbulojnë fjalët e rënda të Murinjos drejtuar lojtarëve: Nuk meritoni të luani as në Serinë B, madje…

Disfata e Romës në Norvegji ndaj skuadrës modeste të Bodo/ Glimt u pasua me një lumë kritikash ndaj skuadrës së Zhoze Murinjos, kritika që vet portugezi i nisi ndaj të tijve.

murinjo

Pse debatit të kapitenit Lorenco Pelegrini dhe sulmuesit Tami Abraham me tifozët verdhekuq, ‘’Corriere Dello Sport’’ zbulon fjalët e ashpra të Murinjos në dhomat e zhveshjes ndaj lojtarëve.

“Mes jush ka njerëz që nuk do të luanin as këtu në Norvegji, madje as në Serinë B’’, janë fjalët që Murinjo i është drejtuar lojtarëve të Romës të cilët e humbën toruan që në pjesën e parë duke pësuar dy golave.

Ky ka qenë një mesazh i fortë dhe për pronarët Friedkins që të ndërhyjnë menjëherë në merkaton e dimrit. Murinjo dëshiron një mbrojtës krahu dhe një mesfushor, aty ku besohet se janë dhe mangësitë më të mëdha. Verdhekuqtë do të kenë një sfidë mjaft të vështirë këtë fundjavë, aty ku do të përballen me një Napoli në superformë që kryeson Serinë a me pikë të plota pas 8 javësh.

PANORAMASPORT.AL