“Me Orikun si finale”, Gjoni: Te Turbina jemi një familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 11:58

“Me Orikun si finale”, Gjoni: Te Turbina jemi një familje

Turbina po përgatitet intensivisht për sfidën e radhës me Orikun, takim që do të luhet nesër në transfertë. Vladimir Gjoni është optimist para këtij 90-minutëshi, që e cilëson një “finale”.
turbinaaaaaa
“Ekipi është stërvitur me ngarkesë të plotë gjatë gjithë javës dhe gjendja e futbollistëve është shumë e mirë. Kjo më gëzon dhe më shton edhe më shumë optimizmin për finalen e së dielës në Orikum. Na pret një takim jo i lehtë, përballë një ekipi të cilin e vlerësojmë shumë. Po kalojmë momente pozitive dhe kjo falë punë dhe seriozitetit të të gjithëve. E kam thënë shpesh dhe po e theksoj përsëri, në ekip jemi si një familje dhe harmonia është e përsosur”, tha trajneri i cërrikasve.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"