“Më ndiqte gjithmonë presioni i emrit të madh të babait tim”, Ledio Pano: Më kërkoi Gega te Partizani, por e refuzova nga emocionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2020 | 16:49

“Më ndiqte gjithmonë presioni i emrit të madh të babait tim”, Ledio Pano: Më kërkoi Gega te Partizani, por e refuzova nga emocionet

Ledio Pano ka dhënë shumë për Partizanin, tek të cilët e nisi karrierën e tij si futbollist dhe pas aventurës në Greqi, u rikthye përsëri tek të kuqtë ku mbylli karrierën.ledio-pano

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Pano është shprehur se presioni i emrit të madh të babait të tij, Panajot Pano e ka ndjekur atë gjithmonë, teksa ka zbuluar se kishte marrë edhe një ofertë nga Partizani sezonin e kaluar për të qenë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë, por e refuzoi.

“Kam qenë një periudhë shumë e vështirë kjo për mua, pasi në jemi tipa që jemi mësuar të lëvizim gjithmonë. Megjithatë unë mendoj se më e keqja ka kaluar dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit tani.

Është e vështirë të flasësh për sezonin e Partizanit, pasi duam gjithmonë ta shohim në vendet e para. Pak ditë më parë ne kujtuam atë titull të fituar një vit më parë dhe i uroj shumë suksese Skënder Gegës në karrierë. Shpresoja shumë që të dilnim kampionë përsëri këtë vit pasi mundësitë ishin, por ndryshimet e shumta mendoj se ndikuan shumë.

Në 2001 bëra ndeshjen pas një periudhe 1 gati 10-vjeçare në Greqi. Emocionet ishin të mëdha, pasi luaja me ekipin që u rrita. Por gabimet e presidentit Xhani bënë që Partizani të mos merrte asnjë trofe. Nuk ishte faji në fushë që nuk fituam tituj, por faji ishte nga mënyra si menaxhohej klubi nga drejtuesit.

Vjet kisha një ofertë nga Gega për tu afruar te Partizani, por nuk pranova për shkak të frikës nga emocionet e shumta që do kisha. Mua më pëlqen më shumë të merrem me të rinjtë, por të shohim, ndoshta në të ardhmen mund të drejtoj ekipin e parë.

Kam pasur një peshë shumë të madhe mbi shpatulla, pasi emri i madh i babait më ka shoqëruar gjithmonë. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kam treguar në fushë. Të gjithë nga mua ormisnin të shikonin një Panajot Pano të dytë, por ai është i paarritshëm.”, u shpreh Pano për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"