“Më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim sesa të fitonim”, Shehu: Dua të luaj jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 17:45

“Më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim sesa të fitonim”, Shehu: Dua të luaj jashtë

Laçi arriti të kualifikohet përballë Teutës në Kupën e Shqipërisë për të shkuar në finale. Në një prononcim për “Super Sport”, mesfushori i kurbinasve, Julian Shehu, shprehu opinionin e tij për sa i përket këtij takimi.

bandicam 2022-04-13 17-02-35-598

“Ishim të kënaqur, i vetmi objektiv ishte të kualifikoheshim në finale dhe ishte me rëndësishme të kualifikoheshim se të fitonim. Ishim të gëzuar që shkuam në finale se përgjatë këtyre viteve që kam qenë te Laçi, meritojmë të fitojmë një trofe. Shpresojmë t’ia arrijmë.

Rezultati 2-1 ndonjëherë është më i vështirë se futesh në fushë me mendimin që gjithçka e ke më të lehtë. Por të bëhet më e vështirë, sidomos pas pësimit të golit e kishim shumë të vështirë. Por e rëndësishme është që arritëm të reagonim, barazuam dhe u bë pastaj më e lehtë për ne përsëri se ishim në avantazh të një goli.

E ardhmja? Dëshira është sigurisht të provoj veten në një kampionat më të fortë. Por është ende herët, nuk e di, por shpresoj se si Lushkja e shumë të tjerë që kanë provuar veten në kampionat më të fortë, të provoj edhe unë.

Ne rrezikuam disi por tensioni në të tilla ndeshje është shumë i lartë. Kryesorja është të mbrosh rezultatin dhe nuk është shumë mendimi që të bësh lojë, e rëndësishme është të ruash rezultatin dhe të shkosh në finale”, deklaroi Shehu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"