Mbyllet faza e parë, Partizani merr kryesimin, Bylisi dhe Vllaznia ndjekin nga pas. Ja tabela e klasifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 17:15

Mbyllet faza e parë, Partizani merr kryesimin, Bylisi dhe Vllaznia ndjekin nga pas. Ja tabela e klasifikimit

Ditën e sotme është luajtur edhe sfida midis Partizanit dhe Skënderbeut, e cila u mbyll me fitoren e të kuqve, me rezultatin 3-1.Partizani Cinari

Ndeshja e sotme ishte edhe e fundit, për fazën e parë në Kategorinë Superiore. Pas javëve të para, Partizani kryeson klasifikimin, teksa renditet në vendin e parë me 17 pikë.

Padyshim surpriza e fazës së parë ka qenë Bylisi, i cili deri tani ka mbledhur 16 pikë, duke u renditur në vendin e dytë. Gjithashtu edhe Vllaznia ka zhvilluar një fazë të parë të mirë, teksa renditet e 3-ta me 15 pikë, së bashku me Teutën, të cilën në këtë sezon pretendojnë fitimin e titullit kampion.

Tirana e nisi kampionatin me shumë pretendime siç ishte titulli kampion, por deri tani nuk kanë treguar një formë të mirë, teksa renditen në vendin e 6-të me 14 pikë, po aq sa Kukësi, të cilët renditen një vend sipër bardhebluve.

Skënderbeu ka pasur një fazë të parë me shumë ulje-ngritje, me korçarët që renditen në vendin e 7-të, duke bërë më mirë vetëm se Laçi i cili renditet në vendin e 8-të, Luftëtari në vendin e 9-të, dhe Flamurtari në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.KLASIFIKIMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"