Mbrojtja më e shtrenjtë e historisë, Mançester Siti zyrtarizon edhe Danilon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2017 | 19:13

Mbrojtja më e shtrenjtë e historisë, Mançester Siti zyrtarizon edhe Danilon

Pasi shpenzoi 54 milionë paund për të transferuar mbrojtësin e djathtë të Totenhemit, Kejli Uoker, skuadra e Mançester Sitit ka zyrtarizuar sot një tjetër mbrojtës të djathtë.

Danilo Mançester Siti

Bëhet fjalë për lojtarin e Real Madridit, Danilo. Braziliani firmosi sot me “qytetarët” një kontratë 5-vjeçare, duke nisur një aventurë të re në kampionatin anglez. Klubi i Guardiolës pagoi 27 milionë paund për të transferuar 26-vjeçarin në “Etihad Stadium”.

Danilo

Por çmenduria e transferimeve në skuadrën angleze nuk ka fund. Edhe pse momentalisht janë shpenzuar plot 133 milionë paund për 2 mbrojtësa dhe 1 portier, klubi nga Mançesteri është gati për një tjetër goditje në merkato.

Mendi

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Monakos, Benjamin Mendi. 52 milionë paund është oferta që Siti i ka bërë klubit francez për transferimin e 23-vjeçarit në Mançester. Mediat angleze raportojnë se kampionët e Francës, e kanë pranuar ofertën marramendëse dhe mbrojtësi pritet të transferohet shumë shpejt në Premier Ligë.

 Uoker

Në këtë mënyrë, mbrojtja që Pep Guardiola do të ketë në dispozicion do të jetë më e shtrenjta e historisë së futbollit, por ndoshta jo më e mira. Në total shpenzimet për repartin difensiv kapin shifrën e 185 milionë paund.

Ederson

LISTA 

Ederson 35 milionë paund

Uoker 54 milionë paund

Danilo 27 milionë paund

Mendi 52 milionë paund

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"