Mbrojtësi i Kamzës, “në sulm” para Vllaznisë: Në Shkodër shkojmë për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 17:51

Mbrojtësi i Kamzës, “në sulm” para Vllaznisë: Në Shkodër shkojmë për fitore

Nën drejtimin e trajnerit Ndreu, dje në drekë skuadra e Kamzës ka zhvilluar seancën për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit, të cilën do ta zhvillojë të shtunën kundër Vllaznisë. Përpara transfertës së vështirë në Shkodër, Erlis Frashëri, mbrojtësi i krahut të djathtë te Kamza, ishte lënë të pushojë për të qenë më i freskët për takimin e radhës.

Kamza5

Në një prononcim për “Panorama Sport” lidhur me takimin e nesërm ndaj Vllaznisë, mbrojtësi shprehet me bindje se skuadra e tij shkon vetëm për fitore. Mbrojtësi kamzali e pranon vështirësinë e kësaj ndeshjeje, por theksoi se Kamza synon të dalë me pikë të plota.

“Pavarësisht rezultateve të fundit në kampionat, Vllaznia e tregoi në ndeshjen kundër Tiranës se ka përmirësime me ardhjen e trajnerit Gjoka. Ai ka bërë një punë të mirë duke ndërthurur elementin e ri me futbollistët me eksperiencë. Por nga ana tjetër, edhe ne jemi një skuadër cilësore dhe fitorja ndaj Vllaznisë është një synim kryesor për ne”, ka deklaruar Frashëri.

Frasheri

PËRGATITJET – Titullarët që priten të luajnë ndaj Vllaznisë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ndreu. Për të punuar në lidhje me ndeshjen kundër shkodranëve, dje ngarkesat kanë qenë maksimale dhe theksi kryesor është vënë te disa ushtrime taktike. Trajneri dhe stafi i tij kanë përgatitur me skuadrën disa manovra taktike, që pritet të vihen në zbatim në transfertën shkodrane.

Në Kupë, skuadra ishte thuajse me formacionin e dytë dhe kjo bën që titullarët të mos kenë marrë ngarkesa të tepërta fizike ndaj Teutës. Seanca stërvitore është zhvilluar dhe në orën 13:00 në fushat stërvitore të kompleksit të Kombëtares.

Abulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"