“Mbajeni mend këtë emër, do të bëhet super-yll”, trajneri kosovar i thur elozhe talentit të Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 18:35

“Mbajeni mend këtë emër, do të bëhet super-yll”, trajneri kosovar i thur elozhe talentit të Shpresave

Shpresat e Alban Bushit mposhtën Kosovën U-21 me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarit. Golat e Tafës dhe Muçollit i dhuruan fitoren Shqipërisë, që bindi me lojën e saj, kryesisht në pjesën e parë.

Armand Broja Shpresa

Pavarësisht se nuk shënoi, sulmuesi Armand Broja ishte një nga më të mirët në fushë, shtatlarti i cili aktivizohet tek akademia e Çelsit, ka marrë elozhe nga trajneri kosovar Ismet Munishi, i cili është mahnitur me lojën e sulmuesit shqiptar, duke deklaruar:

Munishi

“Armando Broja është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai kishte hapin e mirë, teknikën e mirë. Ishte lojtarë i shkolluar. Le ta mbajë mend opinioni këtë futbollist pasi që do të bëhet super-yll”, u shpreh Munishi për RTK-në pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"