Mateus sulmon tifozët anglezë: E merituat traumën e penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2021 | 13:13

Mateus sulmon tifozët anglezë: E merituat traumën e penalltive

Lotar Mateus, legjenda e Gjermanisë, mendon se tifozët anglezë e merituan traumën e penalltive në finalen kundër Italisë pas sjelljes së tyre. Mateus përmend disa nga sjelljet e tyre të pahijshme gjatë “Euro 2020” në komentin e tij për “SportBild”:

Mateus

“Tifozët anglezë ishin armiqësorë ndaj vajzës së vogël me fanellën e Gjermanisë në 1/8-at në ‘Wembley’. Ata vërshëllyen himnet e kundërshtarëve. Portieri i Danimarkës, Kasper Shmajkëll, u verbua me një lazer gjatë penalltisë ku Rahim Sterling simuloi në gjysmëfinale. Dhe këtyre u shtohen edhe fyerjet raciste ndaj lojtarëve të kombëtares së tyre pas finales.

Anglezë të dashur, ajo ishte një sjellje josportive që ne nuk e njihnim prej jush dhe nuk duam ta shohim kurrë më. Kështu, na vjen keq për lojtarët, por ju e merituat traumën pas finales së humbur me penallti”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"