Mashtroi kryetarin e bashkisë për të parë Mesin, tifozja e zjarrtë e Argjentinës e pëson pasi zbulon gënjeshtrën para kamerave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 21:40

Mashtroi kryetarin e bashkisë për të parë Mesin, tifozja e zjarrtë e Argjentinës e pëson pasi zbulon gënjeshtrën para kamerave

Hulien Barbieri, një tifoze e zjarrtë e kombëtares së Argjentinës, e ka pësuar shumë keq për shkak të pasionit të saj. Pasion i cili e kishte shtyrë të falsifikonte një raport mjekësor në mënyrë që të mund të mungonte në punë e të shkonte të ndiqte miqësoren e Mesi & Co. ndaj Panamasë.

asdsadsadsdsadsadsadsad

Ndoshta në vendin e saj të punës nuk do ta kishin kuptuar, nëse ajo nuk do të ishte shfaqur para kamerave televizive të një televizioni kombëtar, duke pranuar se e kishte bërë këtë çmenduri. “Kam dërguar një raport mjekësor në punë, por jam mirë, edhe pse kisha diarre, por ju betohem që më kaloi dhe si me magji u shfaqa në “Monumental”. Roli, betohem që do të punoj dyfish gjithë vitin, por më lejo të shoh kampionët e botës”, tha ajo para kamerës, teksa kërkonte ndjesë për mënyrën se i kishte gënjyer në vendin e punës.

Por kaq mjaftoi që Barbieri 21-vjeçare të shkarkohej nga detyra e saj, pasi ishte e punësuar në bashkinë e Funes, një qyteti të vogël në provincën e Santa Fe në Rosario. Kryetari i bashkisë, Roli Santakroçe, me një komunikatë për mediat konfirmoi se nuk mund të toleronte një sjellje të tillë, edhe pse e njihte personalisht tifozen e Argjentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"