Maqedonia e Veriut/ Tjetër disfatë për Shkëndijën, Shkupi nuk fal dhe merr arratinë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 19:04

Maqedonia e Veriut/ Tjetër disfatë për Shkëndijën, Shkupi nuk fal dhe merr arratinë. Ja të gjitha rezultatet

Është mbyllur java e 10-të e kampionatit maqedonas të futbollit.

shkendija

Shkëndija ka pësuar një tjetër disfatë duke u mposhtur 2-1 në transfertë nga Akademija Pandev.

Tetovarët kaluan të parët në avantazh me Doriev, por Akademija përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me Mirçevskin. Shkëndija mbetet në vendin e 6-të me 14 pikë të grumbulluara pas 10 javësh.

Ndërkohë Shkupi iu fal golit të Ratubjaje për të marrë një triumf mjaft të rëndësishëm ndaj Tikvesit. Shkupi mban kështu kryesimin e kampionatit me 23 pikë të grumbulluara.

Triumf të rëndësishëm mori dhe Renova që mposhti 2-0 në shtëpi Pelisterin. Skuadra shqiptare renditet fill mbas Shkupit me vetëm 2 pikë diferencë.

Në sfidat e tjera, Struga barazoi 1-1 me Borecin ndërsa Bregalnica shkatërroi 4-1 Makedonija GP.

REZULTATET

Akademija Pandev-Shkëndija 2-1

Bregalnica-Makedonija GP 4-1

Renova-Pelister 2-0

Struga-Borec 1-1

Tikves-Shkupi 0-1

DJE

Rabotnicki-Skopje  0-1

RENDITJA

cunat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"