Manaj nuk bind as Bushin: Të luajmë si ndaj Estonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 18:49

Manaj nuk bind as Bushin: Të luajmë si ndaj Estonisë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi bëri publike sot paradite edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2019.

Bushi

Në konferencën për shtyp para mediave Bushi shpjegoi edhe arsyen e përzgjedhjes së disa lojtarëve si dhe lënien jashtë të Rei Manajt. Tekniku i kuqezinjve ka bërë të qartë edhe objektivin që Kombëtarja shpresa ka për dy sfidat ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës, në transfertë.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

Ndeshja ndaj Estonisë

“Mendoj që në futboll është mirë të krijosh raste sepse nëse i krijon dhe nuk shënon goli do të vijë, por nëse nuk krijon raste, ai është një problem i madh, nëse skuadra ime luan si ndaj Estonisë dhe nuk fiton unë prapë do të jem shumë i kënaqur pasi objektivi ynë është të përgatisim sa më shumë lojtarë për kombëtaren e madhe.”

Mos grumbullimi i Manajt

“Manaj nuk është pjesë e këtij grumbullimi sepse ka pak minuta dhe për këtë arsye nuk e kam grumbulluar, por ai është pjesë e përfaqësues Shpresa dhe e ekipit të parë.

Më vjen mirë që Durmishaj ka shënuar dhe po luan, dua që të gjithë lojtarët e ekipit tim të luajnë në skuadrat e tyre. Megjithatë janë shumë pak futbollistët që kanë minuta në këmbë me klubet e tyre ata janë vetëm, Hebaj, Laci e Ramadani ndërsa të tjerët kanë vetëm fazë përgatitore.”

Mundësia e kalimit të Bares në Kombëtaren A

“Unë dua që Bare të bëhet një lojtar për ekipin e parë dhe nëse ai ja arrin edhe pse do të jetë një mungesë për ekipin Shpresa, puna jonë është të përgatisim lojtarë për ekipin e parë dhe për këtë arsye do isha i lumtur nëse Bare do të ishte pjesë e përfaqësues A.”

Objektivat për dy ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës

“Pres dy paraqitje të mira nga skuadra ime do të luajmë për të fituar ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës. Ndaj Estonisë u paraqitëm mirë, besoj se nëse luajmë si në atë sfidë edhe në dy takimet e radhës mendoj se do ti fitojmë si ndaj Irlandës së Veriut ashtu edhe ndaj Estonisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"